image Midis Prishtinës, qytetarët parkojnë veturat vend e pa vend

Siguri

Midis Prishtinës, qytetarët parkojnë veturat vend e pa vend

news image

Në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe, pasi që vetura janë parkuar në vende të ndaluara, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi dhe video nga atje, duke shprehë pakënaqësi për kaosin e krijuar.

Ky sinjalizues ka bërë të ditur se lidhur me këtë është njoftuar edhe policia, e cila gjendet hiç më pak se 500m larg këtij lokacioni, por që nuk e morën mundimin të shkonin aty.

Madje, në video vërehen edhe persona që debatojnë në lidhje me këto veprime.

/Gazeta Sinjali/