image Michelle Obama: I mbështes vajzat e mija edhe nëse ato kurrë nuk dëshirojnë të kenë fëmijë

Bota e Yjeve

Michelle Obama: I mbështes vajzat e mija edhe nëse ato kurrë nuk dëshirojnë të kenë fëmijë

news image

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, me rastin e promovimit të librit të saj të ri “The Light We Carry” ka folur për presionin me të cilin përballen të rejat për të pasur familje, por edhe për atë se çfarë do të thotë lumturi për të gjithë.

Ajo nuk hezitoi të pranojë se nuk dëshiron domosdoshmërisht që vajzat e saj, Malia dhe Sasha, të kenë fëmijë nëse nuk është ajo çfarë duan të bëjnë. 

Lumturia duket si shumë gjëra të ndryshme, dhe ne si gra jemi të kufizuar nga këto përkufizime të ngushta se si mund të jesh i lumtur, kur kjo nuk është në të vërtetë e vërteta ,” shpjegoi Obama.

Në të njëjtën kohë, ajo përmendi edhe faktin se shumë njerëz përfundojnë duke u martuar me personin e gabuar, sepse ata nxituan të bëjnë atë që shoqëria i detyronte ta bënin, pa e njohur vërtetë veten.

image 409

Kjo është arsyeja pse ajo uron që vajzat e saj të kenë sukses në zhvillimin individual, derisa të gjejnë atë që do t’i bëjë të lumtur.

“Dua që vajzat e mia të kalojnë kohë me veten për të zhvilluar disa aftësi për të kuptuar se mund të bëjnë me ose pa, se mund të ndërtojnë lumturinë e tyre dhe se mund të jenë të lumtura nëse zgjedhin të fokusohen vetëm në karrierën e tyre, pa pasur kurrë fëmijë. Unë dua ta bëj botën e tyre më të madhe për to“, tha ajo.

Vajzat e çiftit të famshëm, Malia dhe Sasha, tashmë kanë apartamentin e tyre në Los Angeles dhe shpesh ftojnë prindërit e tyre për darkë dhe kokteje. Por kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë jetë të tyren, larg ish-çiftit presidencial.

Në veçanti, 24-vjeçarja Malia është në ekipin e shkrimtarëve për serialin e ri të Daniel Glover, ndërsa 21-vjeçarja Sasha është në vitin e fundit në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Megjithatë, ato me siguri e dinë se kanë në krah dy prindër shumë mbështetës./abcnews.al/

/GazetaSinjali/