image Michelle Obama bën thirrje që Trumpit t'i bllokohen të gjitha rrjetet sociale - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

56.412

Të shëruar

49.713

Të vdekur

1.420

Michelle Obama bën thirrje që Trumpit t’i bllokohen të gjitha rrjetet sociale

news image

Michelle Obama u ka bërë thirrje kompanive të mediave sociale të ndalojnë që të ushqejnë “sjelljen monstruoze” të presidentit Donald Trump, duke ndaluar llogaritë e tij pas trazirës së dhunshme të së mërkurës, ku la të vdekur pesë persona.

Ish zonja e parë i bëri vërejtjet në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, shkruan NewsweeK, transmeton Gazeta Sinjali.

Llogaria e Trump u bllokua përkohësisht për të bërë ndonjë postim të ri pasi ai e nxiti turmën të “shkonte në shtëpi” ndërsa i lavdëronte ata si “patriotë të mëdhenj”. Por, që sot u kthye sërisht llogaria e tij.

Obama sugjeroi që ndodhia e të mërkurës duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për mbështetësit e Trump.

Ajo tha se Twitter dhe kompanitë e tjera të mediave sociale duhet të shkojnë më tej duke bllokuar përgjithmonë ish-presidentin./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: