Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe autoudhët janë të qarkullueshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit për media, edhe pse ka pasur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes thuhet se kanë qenë aktive në pastrimin e rrugëve.
“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e MI-së./GazetaSinjali/