Yndyra e tepërt jo vetëm që ju mund t’ua prish grimin tuaj, duke djersitur hundën dhe ballin tuaj, por edhe bllokon poret dhe krijon mjedis të favorshëm për krijimin e akneve.
Megjithatë nuk do të thotë që ke llojin më problematik të lëkurës. Lëkurat me yndyrë krijojnë më vonë rrudha duke ruajtur më gjatë rininë në pamje. Kështu që mos e quaj veten të pafat, por mëso si ta trajtosh lëkurën me shumë ynydrë. Më poshtë po japim produktet për tre faza të rëndësishme siç është larja, toniku dhe masazhi.
Pastrimi i mirë
Laje fytyrën me ujë të ngrohtë. Ai shkrin yndyrën më lehtë sesa uji i ftohtë ose i vakët. Zgjidh larësin e duhur. Cilatdo qofshin preferencat e tua për sapunë ose detergjentë lëng, mos përdor produkte që kanë elemente të shtuara vajore. Në qoftë se ke akne, zgjidh një sapun antibakterial me peroksid benzoili ose triklosan. Këto sulmojnë bakteret që shkaktojnë akne.
Përdor një pastrues të lëngët që përmban acide alfahidrokside (AHA), si acid citrik, acid laktik ose acid glikolik. Këta acide ndihmojnë në disa mënyra, ulin yndyrën në pore dhe luftojnë infeksionin.
Përgatite vetë tonikun
Vaji i lajthive të njoma është shumë i përshtatshëm për lëkurën me yndyrë. Zhyt një top pambuku në vaj dhe lyeje dy-tri herë në ditë fytyrën për dy javë. Javën e tretë aplikoje vetëm një herë. Lloje të ndryshme barërash ndër më të zakonshmet menteja kanë veti tkurrëse. Për të përgatitur një tonik në shtëpi që do të përmirësojë pamjen dhe efektin e lëkurës me yndyrë, hidh një lugë me këto barëra në filxhan dhe mbushe me ujë të vluar. Lëre 30 minuta. Kulloje lëngun dhe lëre të ftohet para sesa ta përhapësh në fytyrë. Ajo që ngelet mund të ruhet në një shishe të mbyllur. Qëndron e freskët për tri ditë në temperaturë mjedisi ose pesë nëse e mban në frigorifer.
Bëji një masazh fytyrës
Një pluhur drithërash të bluara imët mund të ndihmojë për të thithur yndyrën dhe për të pastruar fytyrën e hapur poret. Bluaji dhe siti dy lugë çaji tërshërë të tharë, pastaj hidhi pak vaj lajthish për të formuar një pastë. Me mollëzat e gishtave, masazho lëkurën me këtë pastë butësisht pastaj shpëlaje me ujë të ngrohtë.
Disa herë në javë, bëji masazh fytyrës me dhallë pasi ta kesh larë. Kulturat aktive te kosi përmbajnë acid që ndihmon për të pastruar fytyrën dhe zvogëluar poret. Lëre për disa minuta, pastaj shpëlaje. Ki parasysh që edhe kremrat e ditës t’i zgjedhësh të përshtatshëm për lëkurë me yndyrë./Gazeta Sinjali/