image Meteorologët paralajmërojnë shi dhe borë sot

Kosovë

Meteorologët paralajmërojnë shi dhe borë sot

news image

Sot në Kosovë parashihet të ketë reshje në formë shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.

Reshje shiu dhe bore parashihet të ketë sot, nesër dhe në fundjavë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin në mes -4 e 12 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/