image Meta bën thirrje që të respektohet Kushtetuta në Kosovë

Politikë

Meta bën thirrje që të respektohet Kushtetuta në Kosovë

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shkoi në favor të dekretit të presidentit Thaçi lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Meta thotë se ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.

Ai shton se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, për respektimin e Gjykatës Kushtetuese thirrje kanë bërë SHBA-të dhe BE-je, mirëpo që një gjë e tillë nuk është përfillur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ky i fundit verdiktin e Kushtetueses e ka cilësuar të papranueshëm, ndërsa ka paralajëmruar se për hapat e politik qytetarët do të informohen ditëve në vijim. /Gazeta Sinjali/