Mësuesja pensioniste, Ilmiana Bujari ishte e ftuar këtë javë në “Good Moorning Albanians”, për të folur rreth pastërtisë.
Një hulumtim i fundit ka zbuluar se italianët janë më të pastërtit në Europë, por ish-mësuesja tha se kjo mund të ishte e vërtetë dikur, ndërsa tani sipas saj shqiptarët janë më të pastër, pasi kushtet e jetesës janë përmirësuar.
Ajo tha se dikur në Shqipëri ishte e shkruar edhe në edukatë morale që duhet të laheshin një herë në javë.
“Ishte e shkruar në edukatë morale që njeriu duhet të lahej një herë në javë. Ishte e shkruar që fëmija të lahej më e pakta një herë në javë. Ditën e hënë duhet të ishin të pastër, me thonjtë e prera, të kuruar në veshje. Kjo ndodhte thuajse në të gjitha familjet një herë në javë. Shteti sapo kishte dalë nga lufta kështu që e tillë ishte situata dhe të gjithë studentëve që ishin me konvikt u jepej të gjithëve sapun me racion”,-tha Ilmiana Bujari.