Një mësuese në Nju Xhersi, është bërë shpëtimtarja e nxënësit të saj, i cili po mbytej nga kapaku i shishes që i kishte ngelur në fyt.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se një nxënës, teksa po luante me shishen e ujit i mbetet kapaku i shishes.
Ai është sjellë vërdallë nëpër klasë, ndërkohë menjëherë ka ndërhyrë mësuesja e tij, e cila ia ka nxjerrë kapakun nga goja.
Më pas djali është ndjerë i qetë, pasi fatmirësisht mësuesja e tij ka ndërhyrë në kohë, duke i shpëtuar dhe jetën.