Një mësuese në shkollën “Jamia Islamia Falahul Binaat” në Pakistan dyshohet se është vrarë nga një kolege dhe mbesat e saj, pasi një i afërm kishte parë në ëndërr se ajo ka fyer profetin Muhamed.
Sipas Policisë pakistaneze, dy nxënëset dhe një mësuese zunë në pritë, Safoora Bibit, dje në portën kryesore të shkollës për vajza dhe e sulmuan atë me thikë dhe shkop, raporton Daily Mail.
“Ajo vdiq pasi iu pre fyti”, thanë oficerët.
Dy vajzat i thanë policisë se një i afërm kishte parë në ëndërr gruan e vdekur ‘kishte kryer blasfemi’ kundër profetit Muhamed, thanë oficerët, duke shtuar se po hetonin gjithashtu nëse e dyshuara kryesore Umra Aman, kishte motive personale për vrasjen.
Aman është një kolege që planifikoi krimin me dy mbesat e saj që studionin në shkollën “Jamia Islamia Falahul Binaat”, tha policia.