image Mësuesja nënë e dy fëmijëve humb jetën pasi kirurgu i kreu tre procedura estetike përnjëherë (FOTO)

Botë

Mësuesja nënë e dy fëmijëve humb jetën pasi kirurgu i kreu tre procedura estetike përnjëherë (FOTO)

news image

Roberta Lopes dos Passos ka humbur jetën Ditën e Krishtlindjes pasi një kirurg estetik kreu ndaj saj tre procedura në të njëjtën kohë. Policia po e trajton rastin si vrasje nga pakujdesia.

Policia e Brazilit tha se nëna e dy fëmijëve pësoi atak kardiak teksa kryente tre procedura kozmetike në të njëjtën kohë.

Roberta Lopes dos Passos vdiq disa ditë më vonë në Hospital do Coracao në shtetin brazilian të Santa Catarina.

Ajo ishte 35 vjeçare dhe lë pas të fejuarin dhe dy fëmijë me moshë tre e gjashtë vjeçare.

Mësuesja kishte pësuar atakun kardiak fatal pasi kirurgu estetik tentoi të kryente njëkohësisht në trupin e saj tërheqje të barkut, mamoplasti dhe liposuksion të barkut, në spitalin e Sao Jose.

Familja e saj denoncuan çështjen në polici ditën e vdekjes teksa kirurgu Sergio Keinet është ndaluar për lëndime trupore prej neglizhencës. Ai pretendon se kirurgjia kishte shkuar pa probleme.

Partneri i viktimës Leandro Luiz Silveira, the se procedura kishte zgjatur rreth 6 orë, pas së cilës Lopes dos Passos ankohej për dhimbje. Më vonë ajo u diagnostikua me atak kardiak teksa grupi që e operoi tha se kirurgjia kishte kaluar në mënyrë normale.

Zhvillimi vjen pas disa aksidenteve të rënda gjatë procedurave të kirurgjisë plastik.

Një sondazh në Britani zbulonte se tiparet më të kërkuara në kirurgjitë plastike ishin sytë e Angelina Jolie, të pasmet e J-Lopez, dhe buzët e Michelle Keegan. /GazetaSinjali/