image Messi zgjedh 15 futbollistët e rinj më të mirë në botë

Futboll

Futboll/ Messi zgjedh 15 futbollistët e rinj më të mirë në botë

news image

Messi ka emëruar 15 futbollistët e rinj më të mirë në botë.

Prej tyre dy janë të ekipit të Barcelonës.

Këto janë zgjedhjet e argjentinasit:

Trent Alexander-Arnold – “Një mbrojtës anësor i cili është mbresëlënës dhe që ecën përpara, është e ardhmja”.

Christian Pulisic – “Ai ka ekuilibër dhe shkathtësi të madhe”.

Mason Mount – “Pasi e keni shikuar atë duke luajtur ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”.

Phil Foden – “Ai do të bëjë gjëra të mahnitshme në lojë. Ai ka një talent të madh.”

Jadon Sancho – “Aftësia e tij për të dribluar mbrojtësit është mbresëlënëse.”

Luka Jovic – “Një lojtar magjik që e bën të pamundurën, të mundur”.

Kai Havertz – “Aftesia e tij para golit është aq mbresëlënëse për një lojtar kaq të ri”

Eder Militao – “Një talent fenomenal dhe një konkurrent i ashpër”.

Ousmane Dembele – “Ritmi i tij është i frikshëm në stërvitje”.

Houssem Aouar – “Ai është gjithmonë i qetë me topin në këmbët e tij me një cilësi të shkëlqyer teknike”.

Frenkie de Jong – “Një nga pasuesit më të kompletuar që kam parë ndonjëherë për moshën e tij”.

Joao Felix – “Një nga lojtarët më të ri emocionues në botë tani”.

Kylian Mbappe – “Ai është kaq i shpejtë dhe ai mund të përfundojë. Shumë i rrezikshëm”.

Joshua Kimmich – “Një mbrojtës shumë i talentuar i cili ofron kaq shumë asistime”.

Benjamin Pavard – “Një mbrojtës i stilit të lartë që mund të godasë një top aq mirë”.

/Gazeta Sinjali/