image Messi vazhdon 'pushtimin' në Amerikë, momenti kur bën asistin dhe golin njëkohësisht - VIDEO

Futboll

Messi vazhdon ‘pushtimin’ në Amerikë, momenti kur bën asistin dhe golin njëkohësisht – VIDEO

news image

Lionel Messi po vazhdon të dhurojë magji edhe në kontinentin amerikan.

Pasi e pushtoi Evropën për më shumë se një dekadë, ylli argjentinas po e bën tani këtë edhe në Amerikë, ku nuk po ndalet së shënuari e asistuari, raporton Sinjali Sporti.

36-vjeçari shënoi një gol të mrekullueshëm në fund të ndeshjes, i cili ishte i pari i tij në MLS, për të vulosur tre pikë për Inter Miami në ndeshjen kundër New York Red Bulls.

Ndonëse e filloi ndeshjen nga pankina, ishte e pamundur që Messi të mos përfundonte në kryetitujt e mediave, ku e shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 89-të, me një ‘gol-asist’ të tij, në fitoren 2-0.

/GazetaSinjaliSport/