image Messi thotë se Ronaldo sa herë të luajë do të shënojë gol

Futboll

Sport/ Messi thotë se Ronaldo sa herë të luajë do të shënojë gol

news image

Sulmuesi i njohur argjentinas, Lionel Messi ka deklaruar se nuk është i befasuar nga golat që ka shënuar Cristiano Ronaldo në Serie A me skuadrën e Juventusit.

Messi thotë se Ronaldo ka atribute të mira si sulmues, transmeton Gazeta Sinjali.

“Është normale që ai vazhdon të shënojë, ai është një sulmues i egër, ai do që të shënojë, çdo ditë që luan ai do të shënojë. Ai ka shumë atribute të mira si sulmues”, citohet të ketë thënë Messi për “Mundo Deportivo”.

Cristiano Ronaldo ka shënuar në 11 ndeshje radhazi për klubin e tij italian. Ndërkohë, Messi ka shkuar katër ndeshje pa shënuar ndonjë gol, por që ka kontribuar në gjashtë asistime në tri paraqitjet e tij të fundit./Gazeta Sinjali/