image Messi: Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë për mua

Futboll

Messi: Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë për mua

news image

Lionel Messi është shprehur optimist për një sezon shumë më të mirë sezonin e ardhshëm sesa ky aktual.

Argjentinasi u transferua verën e kaluar nga Barcelona tek PSG me parametra zero, por statistikisht ishte larg me numrat e tij siç i kishte me Barcelonën.

Së fundi, argjentinasi ka dhënë një intervistë për “TyCSports”, ku është shprehur optimist për një sezon më të mirë vitin e ardhshëm, duke u arsyetuar se viti i parë nuk ishte i lehtë pas largimit nga Barcelona.

“Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë për mua me Paris Saint-Germain, jam i sigurt. Nuk ishte e lehtë pas asaj vere të çmendur. Ishte vërtet e vështirë të kuptoja se çfarë ndodhi, nuk prisja të largohesha nga Barcelona – ishte një tronditje”, ka deklaruar argjentinasi.

Argjentina është duke i bërë përgatitjet e fundit ku do të zhvillojnë ndeshjen “Finalissima” ndaj Italisë – fituesi i Kupës së Amerikës dhe fituesi i Europianit, të mërkurën.

/GazetaSinjaliSport/