image Messi me kritika të ashpra për Lahoz: Nuk mund të vendosin një arbitër të tillë në këtë ndeshje

Futboll

Messi me kritika të ashpra për Lahoz: Nuk mund të vendosin një arbitër të tillë në këtë ndeshje

news image

Lionel Messi la kritika dhe ankesa për Mateu Lahoz pas finales së ndeshjes së Argjentinës kundër Holandës.

35-vjeçari ka pohuar se nëse flet për arbitrin spanjoll, atëherë do të ndëshkohet dhe nuk do ta bëjë.

“Nuk dua të flas për arbitrin sepse nuk mund të jem i sinqertë. Nëse flet, ata të dënojnë, FIFA duhet të mendojë për këtë, nuk mund të vendosin një arbitër të tillë në këtë ndeshje, nuk mund të vendosin një arbitër që nuk është në nivelin e duhur”, tha Messi i cili me sa duket ka ankesa si dhe për faullin që i atribuohet Holandës në 90’+10’ që solli dhe golin e e barazimit.

/GazetaSinjaliSport/