image Messi kërcënon me largim nga PSG nëse klubi nënshkruan me Ronaldon

Futboll

Messi kërcënon me largim nga PSG nëse klubi nënshkruan me Ronaldon

news image

El Nacional ka raportuar se Lionel Messi synon të largohet nga Paris Saint-Germain nëse klubi nënshkruan kontratë me Cristiano Ronaldon.

Pas njoftimit tronditës të portugezit se do të largohej nga Manchester United, shumë klube në Evropë u interesuan seriozisht për lojtarin 37-vjeçar. Një prej tyre ishte PSG.

Dy superyjet luftuan për shumë vite atë që është ndoshta rivaliteti individual më i paharrueshëm në historinë e futbollit.

Raportohet se Leo dëshiron ta vazhdojë rivalitetin, ndaj ka kërcënuar drejtuesit me largim.

/Gazeta Sinjali Sporti/