image Messi jep 4 milionë euro për ta nxjerrë Ronaldinhon nga burgu

Futboll

Futboll/ Messi jep 4 milionë euro për ta nxjerrë Ronaldinhon nga burgu

news image

Shoku i mirë të gjindet në ditë të vështira. Si duket Lionel Mesi nuk ka harruar miqësinë e ngushtë me Ronaldinjon dhe faktin se çfarë ndikimi pa pasur braziliani në karrierën e yllit argjentinas.

Andaj sipas mediave në Spanjë, argjentinasi është ofruar që të zgjedh problemin e Ronaldinjos në Paraguaj, ku aktualisht braziliani po mbahet në burg, me akuzat për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit dhe që i kanoset dënimi me 3 vite.

Mediat në Brazil njoftojnë se Messi ka vendosur që të bëj gjithçka që të nxjerr minkun e tij nga burgu, ndërsa jozyrtarisht thuhet se Mesi ka angazhuar avokat dhe do të paguaj rreth 4 mln euro që të ta nxjerr shokun e tij të ngushtë nga burgu.

/Gazeta Sinjali/