image Messi fantastik, surprizon ish-kapitenin e Inter Miamit pak para ngritjes së trofeut - VIDEO

Futboll

Messi fantastik, surprizon ish-kapitenin e Inter Miamit pak para ngritjes së trofeut – VIDEO

news image

Ylli argjentinas u tregua vendimtar edhe njëherë tjetër në finalen e Kupës së Ligës. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi një gol spektakolar nga distanca për ta kaluar Inter Miamin në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes.

Rezultati u barazua më pas në të 57-tën kur shënoi Picault, e deri në fund nuk u shënuan gola të tjerë dhe ndeshja u desh të përcaktohej në penallti.

Pas 22 penalltive të ekzekutuara, ishte Inter Miami që triumfoi në fund duke e fituar trofeun.

E ngritjen e trofeut, kapiteni Messi nuk e bëri i vetëm.

Ai ia dha shiritin ish-kapitenit të Inter Miamit, Yedlin dhe e ngritën së bashku trofeun e fituar.

/GazetaSinjaliSport/