image Messi: Benzema e meriton Topin e Artë, nuk ka më dyshime

Futboll

Messi: Benzema e meriton Topin e Artë, nuk ka më dyshime

news image

Lionel Messi ka pranuar se Karim Benzema e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022.

Francezi kishte një sezon spektakolar me Real Madridin, duke fituar LaLigan dhe Ligën e Kampionëve, si dhe duke qenë golashënuesi më i mirë në të dyja këto kompeticione.

Ylli argjentinas, Leo Messi e ka mbështetur francezin që ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022.

Në një intervistë për “TyCSports”, i pyetur nëse Karim Benzema e meriton Topin e Artë, Messi theksoi se nuk ka asnjë dyshim se francezi e meriton ta fitojë Topin e Artë.

“Nuk ka dyshim, është shumë e qartë se Benzema pati një vit spektakolar dhe përfundoi duke u kurorëzuar me Champions League. Mendoj se nuk ka dyshim këtë vit“, u shpreh argjentinasi.

Messi iu është bashkuar kombëtares së Argjentinës teksa po bëjnë përgatitjet e fundit para ndeshjes “Finalissima” ndaj Italisë, ku luajnë fituesi i Kupës së Amerikës dhe fituesi i Europianit, të mërkurën.

/GazetaSinjaliSport/