image Messi apo Ronaldo? Arthur zgjedh më të mirin

Futboll

Messi apo Ronaldo? Arthur zgjedh më të mirin

news image

Mesfushori i Juventusit, Arthur ka luajtur me të dy lojtarët e mëdhenj Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, por shpjegon pse ai do të zgjidhte yllin portugez para atij argjentinas.

Ish-lojtari i Barcelonës duke folur me “Desimpedidos do Brasil”, u pyet me kë preferonte të luante mes dy fituesve të Topit të Artë.

Ata të dy janë dy udhëheqës të shkëlqyeshëm, por ata kanë një mënyrë shumë të ndryshme për të bërë të vërehet ndikimi i tyre” u përgjigj Arthur.

Leo nuk flet shumë, por ai e bën të njohur praninë e tij në fushë me talentin dhe dëshirën e tij për të qenë protagonist.

Cris, nga ana tjetër, flet shumë me të gjithë dhe është shumë i përfshirë në dhomën e veshjeve. Ai gjithashtu është padyshim shumë i etur për të pasur topin dhe për të shënuar gola.

Nuk është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, sepse ata janë dy lojtarë fantastikë, por midis të dyve do të zgjidhja Cristianon.”, tha në fund Arthur.

/Sporti në Sinjali/