image Mësohet tema e diskutimit në mes të Thaçit dhe Grenellit

Kosovë

Politikë/ Mësohet tema e diskutimit në mes të Thaçit dhe Grenellit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të takohet me ambasadorin Grenell në Munih në orën 20:30. Temë e këtij diskutimi do të jetë  progresi i deritanishëm në procesin e dialogut si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët me Serbinë.

“Në këtë takim, Presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët me Serbinë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, thuhet në njoftim e Presidenës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Me ambasadorin Grenell është bërë e ditur se do të takohet edhe Aleksandër Vuçiq, presidenti serb.

Thaçi dhe Grenell në takimin e sotëm do të diskutojnë me theks të veçantë për marrëveshjen Kosovë – Serbi. /Gazeta Sinjali/