image Mësohet se sa kushton futja e drogës në burgjet e Shqipërisë

Shqipëri

Mësohet se sa kushton futja e drogës në burgjet e Shqipërisë

news image

Përgjimet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit për korrupsionin në burgje, kanë zbuluar tarifat që paguanin të dënuarit për futjen në qeli të drogës, alkoolit dhe sendeve të tjera të paligjshme.

Euronews Albania sjell disa nga bisedat e të dënuarve me familjarë e sekserë, ku përfshihen edhe zyrtarët e burgjeve.

Përgjimet tregojnë se të dënuarit paguajnë edhe për qëndrimin në qeli me kushte më të mira.

Nga hetimet në të 3 burgjet, Elbasan, Peqin dhe Drenovë ka rezultuar se nga qelia të dënuarit e privilegjuar vendosin edhe baste sportive dhe askush nuk i kontrollonte.

Me anë të celularëve që mbanin në qeli, disa prej të dënuarve flisnin lirisht me njëri tjetrin nga burgu në burg.

Për të faktuar përfshirjen e policëve të burgjeve në këtë skandal, prokuroria ka parë edhe filmimet e kamerave të sigurisë në këto institucione.

futja e drogës në qelitë e burgjeve

/GazetaSinjali/