Pas shtatë javësh jashtë fushës Milot Rashica ka arritur të rikthehet nga lëndimi.
Madje, futbollisti kosovar pritet të luajë këtë të shtunë në përballjen e Werderit kundër Augsburgut, transmeton Sinjali Sport.
Për rikthimin e Rashicës u deklaruan nga skuadra gjermane, të cilët konfirmuan se Rashica pritet të luajë të shtunën.
“Miloti tani është një kandidat për ndeshjen kundër Augsburg. Ne jemi të lumtur që ai është përsëri në gjendje që mund të stërvitet dhe shpresojmë që ai të kthejë cilësinë e tij në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Clemens Fritz.
Me rikthimin e Rashicës, skuadra gjermane pritet të rikthejë edhe freskinë në skuadër.