image Mësohet se kur do prezantohet Ozil te Fenerbahce

Futboll

Mësohet se kur do prezantohet Ozil te Fenerbahce

news image

Se Mesut Ozil do largohet nga Arsenali ka kohë që dihet, teksa tani vetëm po pritet zyrtarizimi i tij te skuadra e re, transmeton Sporti në Sinjali.

‘The Athletic’ shkruan se mesfushori do udhëtojë gjatë këtij vikendi drejt Turqisë, për të finalizuar marrëveshjen me Fenerbahcen.

Ky medium gjithashtu shkruan se marrëveshje është arritur dhe tashmë po pritet vetëm edhe nënshkrimi i 32 vjeçarit.

Pavarësisht se ka kontratë me Arsenalin deri më 30 qershor të këtij viti, Ozil do t’i bashkohet Fenerbahces si lojtar i lirë, pas një marrëveshje të dyanshme me klubin nga Londra.

Përveç te Arsenali, Mesut Ozil në të kaluarën ka luajtur edhe te Real Madridi, Werder Bremeni dhe Schalke 04. /Sporti në Sinjali/.