image Mësohet se çka u vodh brenda shtëpisë së policit Izet Demaj

Kosovë

Siguri/ Mësohet se çka u vodh brenda shtëpisë së policit Izet Demaj

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e besueshme brenda policisë rajonale në Pejë, se të shtunën e kaluar në shtëpinë e policit të ndjerë Izet Demaj, persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur një armë me leje dhe një DVR të kamerave. Brenda shtëpisë janë bërë edhe disa demolime, thonë burimet.

Siç mëson Gazeta Sinjali, po atë natë cak i personave të panjohur, në Vrellë të Istogut, kishte qenë edhe një shtëpi tjetër.

Personat e dyshuar ndodhen në kërkim të policisë.

Ndërsa, Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar policinë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Izet Demaj nga Vrella e Istogut, u vra në detyrë në dhjetorin e vitit të kaluar nga hajni Kamer Metaj, gjatë kohës sa po plaçkitej një bankë në Istog. Demaj kishte tentuar ta parandalonte vjedhjen. /Gazeta Sinjali/