image Mësohet motivi që shtyu Fabian Vukajn ta ekzekutojë motrën e tij

Shqipëri

Mësohet motivi që shtyu Fabian Vukajn ta ekzekutojë motrën e tij

news image

Mosmarrëveshja rreth blerjes së disa mobiljeve, që kapnin vlerën prej 4 mijë euro mendohet të jetë arsyeja pse Fabian Vukaj ekzekutoi motrën e tij, Diana Vukaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ajo do të blinte mobilje me vlerë 4 mijë euro, ndërsa ai nuk ishte dakord. “Mi jep mua lekët se i gjej unë”, mësohet t’i ketë thënë autori. Ky besohet të jetë motivi që nisi konfliktin në familje, që çoi më pas në ekzekutimin e Diana Vukajt.

Udhëtimi i fundit i Dianës drejt Shqipërisë ishte të premten, denoncimin në polici për zhdukjen e saj e bëri mikesha e Dianës, e cila kishte humbur kontaktet me të.

Gjatë kontrolleve në banesë, ku u gjet e vdekur në krevat Diana Vukaj, u zbulua se ishte ekzekutuar me pistoletë silenciator dhe në ambientet rreth shtëpisë e gjetën vëllain e pirë. /Gazeta Sinjali/