Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dalë me një komunikatë pas aksidentit të rëndë në fshatin Grabanicë të Klinës.
Ata bëjnë të ditur se 18 persona janë lënduar, derisa gjendja e tyre aktualisht është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Tutje tregojnë që deri më tani 3 pacientë janë dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi.
Komunikata e plotë:
Sonte pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.
Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarëve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë.
Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdesin e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar.
Deri më tani 3 pacientë është dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi