image Mësohet dita e prezantimit të Messit te PSG

Futboll

Mësohet dita e prezantimit të Messit te PSG

news image

Pasi mbërriti në aeroportin e Parisit, Lionel Mesi dhe PSG janë pranë “martesës” së tyre.

Klubi francez me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Twitter”, kanë shkruar se nesër në orën 11:00 do të zyrtarizohet në stadiumin “Parc des Princes” si lojtar i ri i skuadrës franceze.

Nuk do të ketë shfaqje në Kullën Eifel, të paktën sonte, nesër pritet të mësohen më shumë detaje. Mendohet që nesër pasdite ai t’u bashkohet edhe shokëve të rinj të ekipit.

Mesi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me një opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe do të përfitojë 35 milionë euro neto në sezon. /Gazeta Sinjali Sporti/