Raportohet se Fenerbahçe ia ka caktuar çmimin Vedat Muriqit, i cili po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane.
Forma e tij e mirë këtë edicion ka detyruar Fenerbahçen të kërkojë 20 milionë euro dëmshpërblim.
Muriqi para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Fenerbahçes nga Rizespori për 3.5 milionë euro. Ai deri më tash ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje kampionale dhe ka kontratë deri më 2023. /Gazeta Sinjali/