image Mësohet arsyeja pse Madona e anuloi koncertin në Londër

Showbiz/ Mësohet arsyeja pse Madona e anuloi koncertin në Londër

news image

Madonna ka thënë se ndjen keqardhje të thellë për anulimin e koncertit të parë në Londër, pjesë e turneut të saj botëror Madame X.

Ylli kishte për qëllim të fillonte turneun me 15 data në Londër nga kjo e hënë.

Në një deklaratë, këngëtarja tha se ajo ishte e dërmuar dhe se ishte këshilluar nga mjekët që të pushojë për disa ditë.

“Siç e dini të gjithë unë kam lëndime që më kanë rrënuar që nga fillimi i turneut, por gjithmonë duhet të dëgjoj trupin tim dhe ta kem primare shëndetin tim” tha ajo.

Ajo shtoi se rimbursimet do t’ju jepen atyre që kishin blerë bileta për ta parë performancën e së hënës.

Ndërsa koncerti i së mërkurës i Madonës do të zhvillohet siç është planifikuar./Gazeta Sinjali/