Kombëtarja e Anglisë është nikoqir i Kombëtares së Andorrës, sfidë e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës.
“Tre Luanët” kanë befasuar me formacionin bazë, ngase kanë tre mbrojtës të krahut të djathtë titullarë.
Gareth Southgate, po ashtu nuk inkuadroi nga fillimi futbollistët kryesor, por i dha mundësinë rezervistëve.
Formacionet zyrtare:
Angli: Johnstone; Trippier, Coady, Mings, James; Bellingham, Henderson, Alexander-Arnold; Lingard, Bamford, Saka.
Andorra: Gomes; Rubio, Llovera, Vales, Garcia, Nicolas; J.Rubio, Rebes, Clemente; Vieira, Sanchez.
Ndeshja fillon në ora 18:00, në “Wembley”. /Gazeta Sinjali Sporti/