image Nën përcjelljen e policisë, ish-presidenti kroat Stipe Mesiq del në Mitrovicën veriore: Veriu dhe Jugu janë një

Politikë

Nën përcjelljen e policisë, ish-presidenti kroat Stipe Mesiq del në Mitrovicën veriore: Veriu dhe Jugu janë një

news image

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar paraditen e sotme veriun e Mitrovicës. Vizita e tij është bërë nën masa të rrepta të sigurisë.

Eskorta e tij për një çast ka ndaluar në qendër duke thënë për KP se kishte ardhur për vizitë dhe se Jugu e Veriu janë një dhe po ndjehet shumë mirë.

I pyetur nëse po ndihej i sigurt për shkak të prezencës së shtuar të forcave policore, Mesiq tha se “edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurt”.

Ish-presidenti i Kroacisë ka arritur dje në Kosovë dhe ka zhvilluar takime me krerët e shtetit të Kosovës.

/GazetaSinjali/