Një mësimdhënëse në Vushtrri e ka raportuar në Polici një koleg të saj.
Mësimdhënësja ka thënë se gjatë ditës së djeshme, derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, një mësimdhënës ka hyrë në klasë duke bërtitur dhe ia ka marrë ditarin e klasës me forcë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se nuk ka arritur që ta intervistojë mësimdhënësin për këtë rast, pasi ai gjendet në arrati.
Rasti po hetohet. /Gazeta Sinjali/