image Mesha qendrore për Krishtlindjet mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë

Kosovë

Krishtlindje/ Mesha qendrore për Krishtlindjet mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë

news image

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet programi qendror dyditor i festës së Krishtlindjeve.

Sot prej orës 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales.

Prej orës 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Ndërsa në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Ndërkaq nesër në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.

Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.

Ndryshe, festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.