image Mesazhi prekës i tifozëve kosovarë për anglezët: Kur ne po perjetonim gjenocidin...

Futboll

Futboll/ Mesazhi prekës i tifozëve kosovarë për anglezët: Kur ne po perjetonim gjenocidin…

news image

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku u zhvillua ndeshja historike mes Kosovës dhe Anglisë, atmosfera ishte mbresëlënëse.

Në duart e shikuesve nga Kosova kishte një sërë pankartash që flasin për mirënjohjen ndaj shtetit të Anglisë.

“Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju na i rritët shpresat tona për liri. Gjithnjë falënderues, Anglisë!” – shkruhej në një pankartë nga tifozët dardanë.

Ndeshja Kosovë-Angli përfundoi me rezultat të thellë, 4-0 për kombëtaren e Anglisë./Gazeta Sinjali/