image Mesazhi kërcënues për Donaldin dhe Beatriksën, familjarët e Einxhel kërkojnë falje

Bota e Yjeve

Mesazhi kërcënues për Donaldin dhe Beatriksën, familjarët e Einxhel kërkojnë falje

news image

Një postim kërcënues për aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj u publikua në rrjetin social “Instagram”, të Einxhel Shkirës.

Moderatorja ka pasur debate të forta ditët e fundit me Donaldin dhe Beatriksën. Ajo fajëson çiftin për eliminimin e Dj Dagz nga shtëpia, pas një nominimi të papritur. Ai dhe Einxhel mbetën të fundit në zinxhirin e shpëtimit dhe dolën në televotim, ku publiku votoi për të larguar Dagzin.

Mesa duket një fans i moderatores ka bërë një postim që nënkupton se ajo do t’ia dalë të nxjerrë nga shtëpia dy artistët.

Postimi në “InstaStory” është fshirë më pas, dhe në një sqarim, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë dhe shprehen se ka qenë veprim i një ndjekësi që ishte angazhuar së fundi në postimet për moderatoren.

Këtë javë në nominim është Donaldi, Beatrix dhe Einxhel.

/GazetaSinjali/