image Mesazhi i shteteve të Quintit për Qeverinë dhe opozitën: Detyrë e parë është zgjedhja e presidentit

Politikë

Mesazhi i shteteve të Quintit për Qeverinë dhe opozitën: Detyrë e parë është zgjedhja e presidentit

news image

Shtetet e Quintit kanë kërkuar që pozita dhe opozita të punojnë për prioritetet e përbashkëta, duke cekur se detyrë e parë është zgjedhje e presidentit të ri.

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë uruar qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i kanë inkurajuar të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive.

Sipas njoftimit, në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën.

Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/