image Mes dhimbjes dhe lotëve, varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Sociale

Mes dhimbjes dhe lotëve, varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

news image

Mes lotëve dhe dhimbjes, familjarët dhe miqtë ua dhanë lamtumirën e fundit nënës dhe bijës nga komuna e Gjakovës, të cilat humbën jetën tragjikisht në aksidentin e së dielës, në Kroaci, raporton Gazeta Sinjali.

Valentina Binakaj, 45-vjeçare dhe vajza e saj, Erlinda, 18-vjeç, janë në mesin e dhjetë viktimave të këtij aksidenti.

Ato ishin nisur nga Frankfurti për në Kosovë, por rruga e tyre u pre në mes, kur autobusi me të cilën po udhëtonin bashkë me 65 mërgimtarë të tjerë, humb kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës. ./Gazeta Sinjali/