image Merret vendimi, ShSKUK tash i pranon testet rapide

Shëndetësi

Merret vendimi, ShSKUK tash i pranon testet rapide

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka vendosur të pranojë testet rapide për stafin shëndetësor.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se inkurajon të gjithë anëtarët e saj që t’u përmbahen me përpikëri vendimit të Komitetit SHSKUK-së rreth procedurave të testimit dhe evidentimit, rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’u mbrojtur nga infeksioni me COVID-19 si dhe për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

“Çdo të punësuari të ShSKUK-së ( personeli shëndetësor  dhe jo shëndetësor) i njihet  testi rapid si test konfirmues për Covid-19 pozitivë,  por  i njëjti duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e  protokolit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës. Për rezultatet e testeve duhet të njoftohet IKShPK konform normave rregullative”, thuhet në njoftim.

Fillimisht, ky test me rezultat pozitiv në COVID-19 tek mantelbardhët nuk shërbente si dëshmi e besueshme për eprorët e tyre. Ndaj si konfirmim i kësaj u kërkohej testim shtesë, atë me PCR. /GazetaSinjali/