image Merret vendimi për Kushtrim Gashin nëse do të luajë sot ndaj Ballkanit

Futboll

Merret vendimi për Kushtrim Gashin nëse do të luajë sot ndaj Ballkanit

news image

Prishtina ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me klubin e Ballkanit, në mënyrë që Kushtrim Gashi të aktivizohet.

Një nga transferimet e Prishtinës në këtë verë ishte edhe mesfushori Kushtrim Gashi i transferuar nga Ballkani.

Në transferimin e Gashit nga Ballkani te Prishtina, ishte e përfshirë një klauzolë që ai mos të aktivizohet për Prishtinën ndaj Ballkanit, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithsesi, me marrëveshje mirëkuptimi në mes Remzi Ejupit dhe presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i është mundësuar Gashit që të mund të aktivizohet në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit”, thuhet në njoftim.

E gjithë vëmendja e futbolldashësve të Kosovës të dielën (sonte) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku FC Prishtina e sfidon FC Ballkanin nga ora 20:00 në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

/GazetaSinjali/