image Merret vendimi për kosovarin që vrau gruan e kunatën në Gjermani

Diasporë

Merret vendimi për kosovarin që vrau gruan e kunatën në Gjermani

news image


Është e paharrueshme ngjarja e janarit të 2018, në Hausen (AG), e cila tronditi Gjermaninë e Kosovën, kur një kosovar goditi për vdekje me thikë gruan dhe kunatën e tij. Tre vite e gjysmë pasi që ka ndodhur ngjarja, Gjykata në Zvicër kanë marrë vendim që kosovari krahas dënimit me burgim, ai po ashtu të dëbohet nga Zvicra për 15 vite, transmeton Gazeta Sinjali.

Për kosovarin është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm, ku pas vuajtjes së dënimit ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet.

Gjykata e Qarkut në Brugg AG e ka shpallur dje aktgjykimin lidhur me këtë rast, ku e ka gjetur atë fajtor për vrasje të shumëfishtë, shkruan sda.ch, transmeton GazetaSinjali

Pas vuajtjes së dënimit, kosovari do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Në burg ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet. Ai duhet të bëjë po ashtu pagesa të zhdëmtimit për të afërmit e viktimave, duke përfshirë edhe tre fëmijët e tij.

Gjykata e Qarkut, me këtë vendim ka përmbushur kërkesat e prokurorit. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Ai mund të atakohet në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Aargau.

I akuzuari kishte deklaruar se kishte qenë në vetëmbrojtje pasi, sipas tij,  gratë e kishin sulmuar atë me thika. Për këtë arsye, avokati i tij mbrojtës ka bërë lutje për  pafajësi të plotë dhe kompensim të një çerek milioni franga zvicerane për dënimin e mëparshëm me burg.

Por, bazuar në provat ekzistuese, gjykata nuk ka dyshuar se burri kishte vrarë gruan e tij 38-vjeçare dhe motrën e saj 31-vjeçare që ishte në vizitë, me dy dhe tre plagë thike në apartamentin e familjes në Hausen në mëngjesin e 8 janarit 2018. Pastaj ai kishte  vënë  një thikë në dorën e kunatës së vdekur dhe i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore vetes.

Ndërsa ai thoshte se mezi i kishte shpëtuar vdekjes. Lëndimet duhet të jenë shkaktuar nga përleshja. Ai nuk ka lënduar askënd me qëllim.

Gjykimi në Gjykatën e Qarkut në Brugg filloi të hënën dhe u zhvillua në sallën e sporteve në Hausen për shkak të mungesës së hapësirës. /GazetaSinjali/