Gazeta Sinjali më 7 shkurt raportoi se zyrtari policor Besnik Haziraj, u arrestua e më pas edhe u suspendua për “Shtrëngim” dhe “Moslajmërim të veprës penale”.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Gjykata Themelore ka marrë vendim ndaj tij. Sinjali mëson se është marrë vendim për arrest shtëpiak prej 30 ditësh.
Ditë më parë IPK-ja kishte nisur hetimet pasi një ankuese pretendonte se ishte kanosur me armë në prezencë të një zyrtari policor.
Sinjali raportoi ekskluzivisht se Haziraj e kishte dërguar ankuesen në Hajvali tek disa persona tjerë, ku e kanë kërcënuar me armë në prezencën e Hazirajt dhe ky s’ndërmori asgjë.
Pas këtij veprimi, Haziraj u arrestua dhe u suspendua nën dyshimin për veprën penale “Shtrëngim” dhe “Moslajmërim të veprës penale”./Gazeta Sinjali/