image Masë disiplinore ndaj mësuesit që shfryu mllefin mbi nxënësin duke e rrahur shuplakë

Kosovë

Ferizaj/ Masë disiplinore ndaj mësuesit që shfryu mllefin mbi nxënësin duke e rrahur shuplakë

news image

Komuna e Ferizajt përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar se janë marrë masa disiplinore ndaj mësimdhënisit XH.T për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësit të shkollës “Enver Topalli” në Greme.

“Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtori i arsimit, Afrim Llabjani dënojnë këtë inicident, me ç’rast njoftohen edhe qytetarët se pas marrjes së informatave të plota lidhur me rastin, Drejtoria e Arsimit, menjëherë ka nisur procedurën disiplinore dhe veprimet e tjera të parapara me ligj në rastet e tilla ndaj mësimdhënësit të lartcekur”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.

Reagimi i plotë i Komunë së Ferizajt:

R E A G I M

Merren masa disiplinore ndaj mësimdhënësit Xh.T për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësit të shkollës “Enver Topalli” në Greme

Pamjet që qarkulluan sot në media ku shfaqej një video incizim ndërsa ushtrohej dhunë fizike nga mësimdhënësi me inicialet Xh. T ndaj një nxënësi të shkollës fillore të mesme e ulët “Enver Topalli” në fshatin Greme janë të papranueshme, të dënueshme, larg standardeve e traditës së sjelljes nga stafi i mësimdhënëse ndaj nxënësve.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtori i arsimit, Afrim Llabjani dënojnë këtë inicident, me ç’rast njoftohen edhe qytetarët se pas marrjes së informatave të plota lidhur me rastin, Drejtoria e Arsimit, menjëherë ka nisur procedurën disiplinore dhe veprimet e tjera të parapara me ligj në rastet e tilla ndaj mësimdhënësit të lartcekur.

Këto pamje flasin qartë për nevojën e reformimit të thellë të sistemit tonë arsimor dhe si të tilla, janë të papranueshme për pushtetin lokal dhe të gjithë qytetarët që i kanë besuar fëmijët e tyre sistemit arsimor publik./Gazeta Sinjali/