Ka marrë fund arratia e autorit të sulmit me thikë në Turqi, ku mbetën të plagosur disa persona.
Me pranga në duar dhe me kokën e ulur poshtë, ka dalë nga banesa ku fshihej.
Klikoni për të parë momentin e arrestimit.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa akoma nuk dihet si paraqitet gjendja shëndetësore e tyre.
“Ndërsa po ecja, një person që nuk e njihja më doli përpara dhe më nxorri një thikë. Fillimisht m’u duk sikur po bënte shaka kur e pashë për herë të parë. Nuk vonoi shumë dhe më goditi me thikë në këmbë dhe u largua. Unë rashë menjëherë në tokë”, ka rrëfyer një nga të plagosurit, Mehmet Üstel.