image Merr flakë banesa në Durrës, një shqiptar i Kosovës i lënduar

Shqipëri

Merr flakë banesa në Durrës, një shqiptar i Kosovës i lënduar

news image

Një banesë e cila ishte marrë me qira, nga një shtetas i Kosovës, me inicialet J.S., 43-vjeçar, është kapluar nga zjarri.

Si pasojë e këtij incidenti, i cili ndodhi në lagjen nr.13 në Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, është lënduar shtetasi kosovar, i cili tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan abc.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.

/GazetaSinjali/