image Merkeli pranon të metat e vendimeve për valën e dytë të pandemisë

Evropë

Merkeli pranon të metat e vendimeve për valën e dytë të pandemisë

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka pranuar të metat në përgjigjen e Gjermanisë ndaj valës së dytë të koronavirusit, gjatë një fjalimi të enjten në parlament.

Ajo u ka thënë ligjvënësve se Gjermania e ka kaluar valën e parë të pandemisë relativisht mirë.

Më pas nuk kemi qenë mjaftueshëm të kujdesshëm apo të shpejtë”, ka thënë ajo, duke shtuar se për izolimin e dytë, që ka hyrë në fuqi nga nëntori, nuk është vendosur me kohë.

Të mërkurën, Merkel dhe kryetarët e 16 landeve gjermane janë pajtuar për të shtyrë masat e izolimit deri më 7 mars.

Kjo nënkupton që restorantet, dyqanet, muzetë dhe institucionet tjera, do të mbesin të mbyllura.

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, 2.3 milionë persona në Gjermani janë infektuar me koronavirus prej shpërthimit të pandemisë.

Prej tyre, 63,636 persona kanë vdekur./GazetaSinjali/