image Merkel uron Kurtin, përmend edhe dialogun me Serbinë

Politikë

Merkel uron Kurtin, përmend edhe dialogun me Serbinë

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka shkruar letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ai u zgjodh Kryeministër i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Merkel i ka thënë Kurtit se normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe dialogut me ndërmjetësimin e BE-së janë çështjet që kërkojnë “vëmendjen tuaj”.

Po ashtu, Merkel ka thënë se Qeveria Kurti do ta ketë përkrahjen e Gjermanisë për sfidat që Kosova i ka përpara.

“Ju mund të llogarisni në mbështetjen e Gjermanisë si partner”, thuhet ndër të tjera në letrën e Angela Merkel.

Letra e publikuar në faqen e Qeverisë Gjermane

Letra e plotë:

I dashur Kryeministër,

Ju uroj përzemërsisht rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju e dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të llogarisë me mbështetjen e Gjermaninë si partnere.

Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dhe dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët përpara.

Me respekt

Angela Merkel

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

/Gazeta Sinjali/