image Merkel optimiste për samitin e NATO-s

Botë

Merkel optimiste për samitin e NATO-s

news image

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se ajo është optimiste për samitin e NATO-s, pavarësisht mosmarrëveshjeve midis anëtarëve për gjendjen e Aleancës.

“Bisedimet që kemi me presidentin turk tregojnë se gjithmonë ka takime të mira ku mund t’i adresojmë këto çështje,” tha Merkel pas takimit me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, atë të Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

“Me të gjitha ndryshimet midis shteteve anëtare për të cilat duhet të flasim, duhet të flasim për të ardhmen e NATO-s dhe interesat tona të përbashkëta strategjike. Unë shkoj në takim relativisht optimiste”,  shtoi kancelarja. /Gazeta Sinjali/