image Merkel e hapur për vaksinën ruse antiCOVID: Çdo gjë e miratuar nga EMA është e mirëpritur

Botë

Merkel e hapur për vaksinën ruse antiCOVID: Çdo gjë e miratuar nga EMA është e mirëpritur

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se “të gjitha vaksinat” e aprovuara nga rregullatori i ilaçeve të BE-së janë të mirëseardhura, përfshirë ato ruse dhe kineze, raporton Reuter, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë televizive, ajo tha se Gjermania mirëpriti të dhënat e fundit nga testimi i vaksinës ruse Sputnik V.

“Çdo vaksinë që miratohet nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve është e mirëpritur. Unë kam folur me presidentin rus për këtë. Ne kemi parë të dhëna inkurajuese sot për vaksinën ruse. Çdo vaksinë është e mirëpritur në BE për sa kohë që është miratuar nga EMA”, tha Merkel.

Kjo vjen pasi ajo tha muajin e kaluar se ishte “e hapur për idenë” e përdorimit të kapaciteteve prodhuese evropiane për të rritur prodhimin e vaksinës ruse.

Më herët sot, Merkel tha se Gjermania do të ketë vaksinuar 10 milionë njerëz kundër koronavirusit të ri deri në fund të tremujorit të parë.

Merkel shtoi se BE kishte të drejtë që nuk shkoi për miratimin emergjent që i kishte lejuar Britanisë të lëshojë vaksinën e parë për përdorim publik para askujt tjetër, pasi ishte e rëndësishme për të ruajtur besimin e njerëzve në vaksinat.

Ajo gjithashtu tha se do të merret parasysh nëse ata që refuzojnë një vaksinim duhet në ndonjë fazë të përballen me kufizime./Gazeta Sinjali/